02

Zbulohen emrat e katër të arrestuarve në aksionin e Policisë në Mitrovicë e Prishtinë

Mitropol raportoi ekskluzivisht sot se Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti për Krime Kibernetike ka realizuar një aksion bastistjeje në Mitrovicë të Jugut.

Roadside
Market Florenti

Gjatë realizimit të operacioni policor “SIM”,  në Mitrovicë dhe Prishtinë janë vënë në pranga katër të dyshuar.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Grupi i dyshuar kanë përfituar kundërligjshëm duke keqpërdorur kartela bankar.

Tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër i moshës së mitur është liruar.

Sinjali ka mësuar se të arrestuarit janë Shaban Krasniqi, Bashkim Musliu, F.Sh dhe N.K.

Sipas dosjes, të dyshuarit në bashkëveprim me njëri-tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë përdorur kartelat bankare e shtetasve të ndryshëm pa autorizim, duke bërë transaksione, si dhe blerje të gjësendeve të ndryshme (përmes platformave online).

Të dyshuarit fillimisht përmes formave të ndryshme kanë arritur të sigurojnë të dhëna elektronike të kartelave bankare, duke përdorur pajisje dhe programe specifike kompjuterike dhe më pas kanë bërë edhe klonimin e kartelave bankare.

Gjatë operacionit policor, PK ka njoftuar se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

dy kompjuterë,
rreth 10,000.00 (dhjetëmijë) euro në valuta të ndryshme,
tetë telefona mobilë,
tri vetura,
një motoçikletë,
pajisje për klonim të kartelave bankare,
kartela të zbrazëta për qëllim të klonimit, si dhe dokumente relevante që ndërlidhen me veprën penale.