Sot rreth orës 14:30 është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skënderaj, shkruan Mitropol.
Sipas hetimeve të para bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të ĺënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë
Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve.”, u shpreh tutje Zahiti.