Edita Tahiri: Albin Kurti proklamon sovranitet në veri për ta bërë Asociacionin
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj veriut të Kosovës, duke e cilësuar si një narrativë të rreme të sovranitetit për të realizuar Asociacionin.
Tahiri theksoi se gjendja në terren në veri është e kundërta e asaj që pretendohet nga qeveria.
Ajo ngriti pyetje për faktin se si mund të flitet për sovranitet kur, sipas saj, në veri është krijuar një strukturë terroriste si ajo e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Gjendja në terren është me zero sovranitet. E para në qoftë se qeveria ka shtri sovranitetin, ashtu e pohojnë, e kemi policinë – pavarësisht se aty është NATO më mbrojt – çka ndodhi, nëse ka sovranitet, si ndodhi me iu kriju struktura terroriste midis veriut në Banjskë, si ndodhi”, tha Tahiri në Dukagjin.
“Kur ke sovranitetin, je shtet, nuk të ndodh para syve strukturë terroriste. Ani kush, një kryeterrorist, që pastaj doli që ai dhe pushteti, pra Qeveria paskan qenë në koordinim… ekziston një histori e bashkëpunim e VV-së me kryeterroristin”.