Një grua në Mitrovicë të veriut mbrëmë u sulmua nga një person që ishte nën ndikimin e alkoolit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
Mbrëmë rreth orës 22:00 një grua në Mitrovicë të veriut është sulmuar dhe kanosur nga një person, shkruan Mitropol.
I dyshuari i cili sulmoi gruan sipas policisë, ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin policor.