Aurora Group
KOSOVËLAJME

Bastisjet e djeshme në Zubin Potok, arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Gjatë ditës së djeshme “Mitropol” ka raportuar ekskluzivisht për bastisjet e kryera në Zubin Potok dhe Varagë.

Lidhur me rastin, janë arrestuar dy persona që të dy ish- pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Weelnes

Sipas raportit policor, në njërën prej pikave të bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Teksa në tjetrin lokacion janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit.

Një nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Premium Store