Aurora Group
KOSOVËLAJME

Ndalohet një kamion me targa të Serbisë teksa po kalonte kufirin ilegalisht

Dje rreth orës 15:00 Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë në pikën kufitare Bërnjak, shkruan Mitropol.

Në kamionin e ndaluar kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilëve gjatë kontrollit iu janë gjetur disa akumulator dhe pjesë për vetura.

Premium Store

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni me mall është dërguar në terminal doganor.

Active 1