
Zëvendësimet janë bërë sipas tabelës vijuese:
KQZ nuk e hodhi fare në votim pikën për shqyrtimin e dorëheqjeve të Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Burim Ahmetaj kryeshef i sekretariatit të KQZ tha se sekretariati do t’i ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore.
Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga LVV tha se është fatkeqësi që ata kanë dhënë dorëheqje si zyrtarë komunalë.
“Mendoj se dorëheqja e tyre nuk duhet të pranohet”- tha Kurteshi.
“Mua më vjen mirë që nuk kanë pas arsyetim për çështje diskriminimi, mos bashkëpunimi, sjellje të keqe të KQZ-së. Dorëheqja ligjërisht nuk është e drejtë” – tha ai.
Kreshink Radoniqi, kryesues i KQZ-së, tha që mos të ketë nguti për aprovimin e dorëheqjes së zyrtarëve të lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Sami Hamiti tha se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me çështje individuale është çështje politike.
Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje të hënen në shenjë pakënaqësie me vendimin e qeverisë së Kosovës për konvertimin e tabelave nga ato ilegale në RKS./Kallxo









