
Ditën e sotme dy të mitur janë përleshur në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj.
Rastin e ka konfirmuar për “Mitropol”, zëdhënësi i Policisë së Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Bazuar në hetimet fillestare, si pasojë e një përleshje janë lënduar dy persona të moshës së mitur, të cilët dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë.”, tha Zahiti për “Mitropol”.
Që të dy të rinjtë kanë pranuar tretman mjekësorë, si pasojë e lëndimeve që pësuan nga përdorimi i mjetit të mprehtë.
Një nga të rinjtë, është arrestuar si i dyshuar nga ky rast.