
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një askidenti që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë- Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.
Lajmin lidhur me këtë ngjarje, e ka konfirmuar Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura.
“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës.
Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve!”, tha ai.