
Screenshot
3 persona kanë humbur jetën e 5 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.
Lidhur me këtë, ka dalur me komunikatë Policia e Kosovës.
Në komunikatë thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura, një prej tyre veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor.”, thuhet në komunikatë.
Në vendngjarje kanë dalur njësistet përkatëse, teksa hetimet po vazhdojnë.