“I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë”, banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Fshati Jabllanicë i Gjakovës është mbuluar nga dhimbja pas humbjes tragjike të tre fëmijëve në shembjen e një shtëpie e cila ishte objekt i vjetër.
Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.
“Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.
“U takova me prindërit e fëmijëve”, tha ai për TV Syri.
“T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shton tutje.