TEB
KOSOVËLAJME

Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, policia jep detajet – FOTO

Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.

Medi

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se fillimisht policia kishte hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës.

TEB

Deri më tani, nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar por zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë.

“Sot me dstën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, njoftoi Elshani.

Koha