TEB
02LAJMELAJMI YT

“Turp në këtë shekull të mos kemi ujë të pijes”, banorët e Shupkovcit mungesë të furnizimit me ujë të pijes

Banorët e fshatit Shupkovc kanë ngritur shqetësim për problemet me furnizimin me ujë.
Një nga banoret e Shupkovcit tha për “Mitropol” se tash e 5 ditë po u ndërpritet furnizimi me ujë të pijes.
Ajo tha se i fundmi njoftim që kanë marrë nga KRU “Mitrovica”, është ai i 10 shkurtit, ku u tha se për shkak të intervenimeve mund të ketë ndërprerje të furnzimit me ujë.
“Është turp që në këtë shekull në këtë kohë, në këtë të ftohtë, në vendin me tre lumenjë të mos kemi ujë të pijes”, tha tutje ajo.
“Mitropol” ka provuar të kontaktojë me KRU “Mitrovica” për të kuptuar arsyet e ndërprerjes së ujit në atë fshat, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Market Florenti