
11 ditë pas zgjedhjeve, është duke vijuar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet.
Teksa në shumë komuna ka përfunduar plotësisht numërimi i votave, në disa prej tyre ka ende kuti që nuk janë hapur akoma.
Më së shumti pako që po presin për t’u numëruar janë në Prishtinë – 71 sosh.
57 pako kanë mbetur për t’u numëruar në Pejë e 18 Prizren, teksa edhe 11 pako do të numërohen në Podujevë.
14 pako do të numërohen në Leposaviq, e 10 kanë mbetur pa numëruar në Ferizaj.
Edhe 3 pako do të numërohen në Zveçan.