Aurora Group
KOSOVËLAJME

“Nalnja mikrofonin”: Tallje të shumta me ministren Gërvalla pas fjalëve tmerruese mbrëmë

Kosova vazhdon të gërvallet me kryediplomaten e saj, Donika Gërvalla Schwarz. Ajo së fundi e bëri një postim tjetër që pretendohet të jetë fyes për diplomacinë kosovare për shkak të huqjeve në një kontekst shumë serioz. Çka po i thonë Gërvallës?

Një lajm dje pasdite vuri në gjendje ankthi mbarë botën: raketa të prodhimit rus kishin rënë në Poloni – vend anëtar i NATO-s – duke i lënë të vdekur dy persona.

Tripika

Për dallim nga bota, ankthi i kosovarëve ishte i dyfishtë: ata mund të ishin frikësuar jo vetëm nga eskalimi i situatës mes Rusisë e Perëndimit, por edhe nga eskalimi i ministres së tyre të jashtme. Historia e saj në Twitter me huqje të vazhdueshme u jepte arsye.

Dhe, frika u materializua në orën 21:21 të mbrëmjes. Gërvalla u gërvall në mënyrën e saj.

Ajo nuk hodhi në diskutim se hedhjen e raketës e kishte bërë Rusia. Në anën tjetër, kërkoi që BE-ja (me gjasë, ka dashur të thotë NATO) të veprojë edhe më me vendosmëri për të ndaluar Putinin “para se ai me proksit e tij të sillnin luftën në mbarë kontinentin.”

Gabimi I: BE-ja nuk kishte ushtri, përkundër që presidenti i Francës kishte përmendur mundësinë e një gjëje të tillë në të ardhmen. NATO ka.

Gabimi II: Edhe më tej, diplomacitë botërore kërkonin hetimin e plotë të rastit. Kjo u kërkua edhe nga ShBA. U kërkuar edhe nga kryeministri Kurti. Rusia nuk e kishte marrë përgjegjësinë deri në atë moment.

Gabimi III: Të thuash se “duhet vepruar edhe më me vendosmëri” kundër Rusisë nënkupton nëse nuk sqarohet si duhet se kërkon “Luftë të Tretë Botërore” – një mundësi të cilës mbrëmë po i frikësohej mbarë bota.

Reagimet

Reagimet ndaj këtij postimi të znj. Gërvalla ishin të shumta.

“Kish qenë mirë ministrja Gërvalla nja dy herë me u mbushë frymë e me numëru deri në 10 para se me shkrujtë tweet-a impulsivë dhe të papjekur që e nxisin BE-në (pse BE-në e jo NATO-n?) për ta thelluar luftën me Rusinë…” – tha mes tjerash analisti Agon Maliqi.

“Është e pafalshme që e para e diplomacisë tonë të jetë kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj. Në një kohë kur të gjithë politikanët rezervohen në deklarime – që të mos ketë përshkallëzime – ministrja jonë e jashtme i hedh benzinë zjarrit.” – tha zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

Ndërkohë, Twitteri – platforma ku u postuan atë fjalë – ishte shumë më i ashpër me Gërvallën. Duhet të kujtojmë se Nacionale nuk ka publikuar postimet që përmbanin gjuhë seksiste apo shprehje të caktuara eksplicite.

“Bravo ministre, ti pa folë kurrë m*t s’e bon.” – tha Armir Behtullahu.

“Regjia, nalnja mikrofonin…” – ishte një tjetër reagim.

“Shefe e diplomacisë tipja!” – tha Enkelejdi.

“NATO left the chat,” – tha Endri Idrizaj. Kjo formulon talljen përmes idesë se është larguar NATO nga biseda në grup me znj. Gërvalla.

“Deaktivizoja dikush qët Twitter se horë na boni,” – tha ndërkohë një llogari tjetër.

“Jo BE-ja por UEFA duhet ta ndalojë Putinin…”

Për fat të mirë, ministres tonë të jashtme nuk i ka reaguar ndonjë shef shteti apo diplomat i huaj me përvojë./Nacionale/

Active 1