KOSOVËLAJME

U godit nga vetura vdes një shtetase siriane në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Harilaq të Fushë Kosovës, pasi i njëjti ka goditur me veturë një këmbësore, duke e lënë të vdekur në vend.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Weelnes

“Fsh. Harilaq, Fushë Kosovë 11.03.2022 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor.  Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raporton.

Gazeta ka siguruar pamje nga aksidenti i rëndë në Harilaq.

Shikoni videon duke klikuar në linkun e poshtëm:

VIDEO E GODITJES

 

Weelnes