Pellini
KOSOVËLAJME

E reja vdes në Lakrishtë – Ra aksidentalisht nga banesa duke pastruar xhamat

Një vajzë ka humbur jetën sot në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese.

Mësohet se viktima është Xheneta Ejupi.

Medi

Sipas burimeve të afërta me rastin, Demos merr vesh se ajo nuk ka kryer vetëvrasje, por ka rënë aksidentalisht nga dritarja ndërsa po pastronte xhamat e banesës.

Lajmin për rastin e ka konfirmuar për Demos edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka deklaruar Ahmeti.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes së saj. Hetimet janë në vazhdim dhe përfshijnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminimet përkatëse.

Weelnes