
Screenshot
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar në Vushtrri një burrë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Mitropol.
Një grua e cila ka qenë viktimë e dhunës, ka raportuar në polici se ajo është sulmuar nga burri i saj pas një mosmarrëveshje.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet tutje në raportin policor.








