KFC
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi tenton ta therr me thikë policin në detyrë

Një incident shqetësues ka ndodhur dje paradite në Mitrovicë, ku një qytetar ka sulmuar me mjet të mprehtë një zyrtar policor, teksa ky i fundit ishte në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan Mitropol.

TEBTEB

Ngjarja ka shqetësuar qytetarët që ishin dëshmitarë të rastit.

TEB

Sipas informatave zyrtare nga Policia e Kosovës, i dyshuari  është arrestuar menjëherë pas aktit të dhunshëm.

Mjeti i mprehtë që dyshohet se është përdorur në këtë sulm, është konfiskuar nga organet e rendit si provë materiale. Fatmirësisht, polici i sulmuar ka arritur të shmangë sulmin.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa rasti është marrë në trajtim nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Autoritetet kanë theksuar se çdo akt dhune ndaj zyrtarëve të rendit paraqet shkelje të rëndë ligjore dhe do të trajtohet me seriozitetin më të lartë.

Mitropol do të vazhdojë të raportojë mbi zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.

Koha