Koci mbi protestën para Kuvendit: Albin Kurti e shmangi derën kryesore, duke e ditur se po e prisja jashtë

Avokati Arianit Koci tha se Albin Kurti, duke e ditur se Koci po e priste para Kuvendit, sipas tij, kryeministri në detyrë e shmangi derën kryesore të Kuvendit, shkruan Mitropol.
Tutje, Koci ka përmbledhur reagimet e deputetëve ndaj protestës së tij.
Për kryetarin e LDK-së, thotë se u sill hodhi një “shikim përbuzës” dhe, sipas tij, u sill si të ishte mbi të gjithë.
“-Lumir Abdixhiku, me roje anash, as nuk u ndal. Vetëm ngriti vetullën dhe hodhi një shikim përbuzës – sikur të ishte mbi të gjithë. Kisha përshtypje se edhe atij po i konvenon kjo bllokadë politike. Në fakt, si duket të gjithëve – pozitë e opozitë, po iu konvenon. Rrogat po ecin.”, shkroi Koci.
Ndryshe ai tregoj se të shtunën nuk ishte i pranishëm për të protestuar para Kuvendit, sepse, siç thotë ai, ishte në një rast jashtë vendit, ku qe i angazhuar si avokat i një ish-zyrtari të Policisë së Kosovës, i cili u ndal nga shteti serb për t’u gjykuar në rastin “Banjska”.
Postimi i plotë:
Përmbledhje e aktivitetit tim para Kuvendit dhe kontakteve me deputetë:
– Albin Kurti e shmangi derën kryesore, duke e ditur se po e prisja jashtë.
Hyri nga garazha, dhe doli i rrethuar me 20 policë.
Zgjodhi fshehjen në vend të përballjes me qytetarin.
– Lumir Abdixhiku, me roje anash, as nuk u ndal.
Vetëm ngriti vetullën dhe hodhi një shikim përbuzës – sikur të ishte mbi të gjithë.
Kisha përshtypje se edhe atij po i konvenon kjo bllokadë politike.
Në fakt, si duket të gjithëve – pozitë e opozitë, po iu konvenon.
Rrogat po ecin.
– Daut Haradinaj më tha: “Ti je votues i VV-së.”
Një etiketim i pavend dhe i papërshtatshëm për situatën në të cilën gjendet vendi.
Me këtë mënyrë komunikimi, nuk besoj që e rrit bazën elektorale.
Përndryshe, jemi shokë. Së paku, kemi qenë!
– Armend Zemaj reagoi me nervozizëm: “Mos më ndërprej!”
– Rashit Qalaj u shpreh me arrogancë: “Nuk është kjo puna jote!”
– Kur Xhelal Sveçlës i thashë: “A po iu vjen marre?” – u kthye me reagim të menjëhershëm dhe instiktiv, duke marrë pozicion agresiv.
– Lutfi Haziri tentoi të bëjë shaka, duke më pyetur për biçikletën.
Ironi naive.
Në thelb, përçmim ndaj qytetarëve të zakonshëm.
– Dhe për fund, “qershia mbi tortë”: Ilir Kërçeli shkroi me ironi: “Arianit Koci, ku je?”
Të shtunën nuk isha para Kuvendit.
Po i përgjigjem sot:
Kam qenë në Beograd – në një angazhim që i takon shtetit.
Mora përsipër të ndihmoj një ish-zyrtar policor kosovar, ish-pjesëtar i njësisë speciale – i ndaluar nga Serbia.
Mision i vështirë, me rrezik, por i nevojshëm.
Mbrëmë jam kthyer në orën 2 pas mesnate.
Dhe kur më kritikojnë të gjithë rend – pozitë e opozitë – ata që e uzurpuar shtetin për interesa të veta – e kanë bllokuar Kuvendin dhe i shërbejnë vetes – më forcohet bindja se jam në rrugën e drejtë.
E kuptoj se po veproj mirë edhe kur më sulmojnë disa individ të frustruar prej xhelozisë, smirës apo se i ka shti dikush.
Të njejtit kurrë nuk e kanë dhënë asnjë kontribut për shoqërinë. Vetëm kanë sharë e kritikuar vend e pa vend.
Për fat të mirë – janë pak. Shumë pak!
P.S.
Jam i detyruar ta ndërprej protestën.
Më duhet të udhëtoj përsëri për në Serbi.
Ish-zyrtari policor – ka nevojë për përkrahje profesionale.
Tërë ditën kam nxjerrë dokumente dhe e kam përgatitë lëndën!
Sidoqoftë, thuhet:
Mos pyet çka po bën vendlindja për ty – por çka po bën ti për të.
Unë po bëj aq sa mundem. Me këto mundësitë modeste.
Së paku, po provoj.
Për qytetarin. Për Republikën e Kosovës.