
Sot nga Presidenca e Kosovës kanë bërë me dije se ekipi ligjor i Presidencës, kanë përgatitur një draft të lëndës që mund ta dëgojnë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me krizën politike në vend, shkruan Mitropol.
Kështu njofton për IndeksOnline, Bekim Kupina, këshilltari për media nga Presidenca.
‘’Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë’.”, është shprehur Kupina.