TEB
KOSOVËLAJME

Krasniqi për takimin Kurti-Hamza: Kurti me insistim ka dëshiruar një takim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti ishte ai që me “insistim” ka dëshiruar takim me Bedri Hamzën, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Krasniqi tha se Kurti po bën “show e propagandë”, sepse, sipas tij, temat ndërkomunale s’janë kompetencë e kryeministrit.

TEB

“E para, unë besoj që z. Hamza ka qenë shumë i qartë dhe e ka treguar fiks ashtu siç ka ndodhur. Z. Kurti, me insistim ka dëshiruar që të ketë një takim për të diskutuar për temat ndërkomunale, që realisht s’është punë e tij, por në një situatë kur ai vërtet s’merret me asnjë temë në interes të qytetarëve, është i mirë për të bërë show e propagandë.”, tha ai.

Tutje ai tha se ishte normale që të pritet Kurti nga Hamza, kur edhe merret parasysh tradita shqiptare e pritjes edhe e të huajit kur të vie te dera e shtëpisë. Po edhe sipas tij, Bedri Hamza është ndër të paktët politikanë që ka ndërtuar ura bashkëpunimi.

“Në traditën e shqiptarit është kur të vjen edhe i huaji te dera, me ia hapë derën dhe në momentin që ai ka shku në zyrën e z. Hamza në Mitrovicë, ne s’jemi në hasmëri – normalisht që mirërpitet se z. Hamza është një nga të paktët politikanë që vërtet ka ndërtuar vetëm ura bashkëpunimi e komunikimi me të gjithë, duke pasur një kontribut të drejtpërdrejtë të depolarizimit të kësaj skene politike.”, tha Krasniqi.

Krasniqi poashtu ritheksoi se PDK nuk pranon koalicion me LDK-në./Mitropol/

TEBTEB