Limaj thotë se bëri marrëveshje me Kurtin për kryetar Kuvendi – kurse ai propozoi Haxhiun të nesërmen

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, tha se ishte dakorduar me Kurtin, me anë të një marrëveshje me gojë, për t’u propozuar Limaj si kryetar Kuvendi, por se Kurti të nesërmen e kishte propozuar Haxhiun, shkruan Mitropol.
Limaj, në Rubikon, tha se Kurtit i kishte thënë se nuk ishte i interesuar për qeveri, dhe “nëse donë partneritet është kjo”.
“Kemi pasur një marrëveshje xhentellmene, gojore. Jemi pajtuar, ka mbetur që ai me shku me propozu tek organet e veta, partnerëve të vetë edhe unë organeve të mija. Takimi është kryer në 11 në mbrëmje, takimi ka filluar në ora 8 ose 9 në mbrëmje. Marrëveshje me shkrim nuk kemi pas, vetëm dakordim gojor. E kemi cakërruar këtë marrëveshje me ujë. Jemi dakorduar, si marrëveshje mes xhentellmenëve.”, tha Limaj.
Sot u mbajt seanca e 30-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e cila dështoi. E propozuara e Vetëvendosjes për kryesuese Kuvendi, Albulena Haxhiu, nuk i morra votat e duhura./Mitropol/