Pellini
KOSOVËLAJME

Mehmetaj: Pse Vetëvendosjes nuk i intereson t’i tregojë popullit kush e sulmoi Kuvendin?

Analisti Lirim Mehmetaj, duke folur për dokumentimin e sulmit me zollë ndaj Kuvendit, para 9 viteve, tha se pse VV-ja, anipse ekzisojnë deshmitë, nuk merret me zbulimin e agresorëve, shkruan Mitropol.

Ai, me publikimin e disa fotografive të dokumentimeve, tha se në dokumente tregohet motorri i përdorur për sulm, përpos edhe agresorëve.

Premium Store

“Në motor janë edhe dy personat që e kanë sulmuar Kuvendin me zollë. Çuditërisht, sot e kësaj dite, zyrtarisht nuk dihet kush e sulmoi Kuvendin. Sulmi i Kuvendit me zollë ishte sulm terrorist i pandodhur në Kosovë më parë dhe i papërsëritur më vonë.”, shkroi Mehmetaj./Mitropol/

Sipas raportimeve të mediave, motorri me të cilin ishte kryer sulmi, ishte djegur më pas.

Kurse aktivistët e atëhershëm të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti e Ardhe Arifi u liruan nga akuzat për “terrorizëm” mbi rastin në fjalë./Mitropol/

Fotografitë e postuara nga analisti Lirim Mehmetaj:

 

IMG_3038.jpeg

IMG_3039.jpeg

Active 1