Aurora Group
KOSOVËLAJME

I duronte kur pinin duhan, Sveçla tregon një “sakrificë” të Kurtit

Në 20 vjetorin e formimit, Vetëvendosje me 13 qershor ka organizuar një bisedë me Albin Kurtin, Glauk Konjufcën, Xhelal Sveçlën e të tjerë.

Sveçla ka rrëfyer kohën kur takoheshin në banesën e Kurtit, ndërsa ai i duronte që pinin duhan gjatë takimeve, duke e quajtur “sakrificë” të tij.

Medi

“U përmend që 20 metra ma tutje ka qenë zyrja e parë e Vetëvendosjes. Por në të njëjtën ndërtesë, në katin e katërt ka qenë banesa e Albinit dhe shumë prej diskutimieve tona kanë ndodhë në atë banesë.

Shumë prej diskutimeve kanë ndodhë në atë banesë. Edhe po du me ju tregu një sakrificë të vetë Albinit, i cili vetë joduhanxhi, mos të them anti-duhanxhi, duronte me orë të tana derisa na pinim duhan një mas një, në qat’ dhomën ku majshim takime.

Më kujtohet, kur vendosëm që me i lanë takimet pa duhan, atëherë Hyseni kërkoi me bë pauza çdo 45 minuta, e na prej debatit të nxehtë i lejshim këto pauza çdo tri orë”, tha Sveçla./Mitropol/

Active