Aurora Group
KOSOVËLAJME

I hiqet shtetësia një qytetari në Kosovë – po punonte me policinë serbe

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shteti i Serbisë ka punësuar shtetas të Kosovës në institucionet e veta të sigurisë dhe inteligjencës, shkruan Mitropol.

Sveçla tha se ky është “cenim i sigurisë kombëtare”.

Active

Xhelal Sveçla tha se sot ka marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës pér Nikola Vujović, “për rrëzikin të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë.

“Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujović, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë.”, tha Sveçla.

Ministri tha se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë./Mitropol/

Dukato 1