Medi
KOSOVËLAJME

Konjufca për gjuhën e VV-së në fushatë: E kemi paguar një çmim

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka pranuar që gjuha polarizuese dhe retorika e ashpër e kësaj partie, ka bërë që të shihen pasojat, shkruan Mitropol.

Ish-kryetari i Kuvendit, dje në një intervistë për ATV, tha se VV-ja e ka paguar çmimin për gjuhën e tyre.

Active 1

“Mendoj që e kemi paguar një çmim për këtë – ç’është e vërteta.”, u shpreh Konjufca.

Kujtojmë se LDK-ja kishte refuzuar “në mënyrë kategorike” koalicionin me VV-në pas gjuhës së saj në fushatën para-zgjedhore.

Sot pritet të mbahet seanca e 32-të për konstitutimin e Kuvendit./Mitropol/

Active