Medi
02LAJME

Vushtrri, dhuna në familje kthehet në sulm ndaj policisë – tre të arrestuar

Një rast i dhunës në familje në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, të hënën, ka eskaluar në sulm ndaj policisë, me pasoja serioze për ta dhe në zbulim të armëve në një familje, shkruan Mitropol.

Sipas Sinjalit, gjithçka ka nisur kur një grua ka kërkuar ndihmën e policisë, duke raportuar se ishte sulmiar fizikisjt nga bashkëshorti dhe prindi i tij. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, situata ka dalë jashtë kontrollit. Në vendngjarje, policët janë përballur me rezistencë aktive nga gë dyshuarit: Ylber Ademi, 30-vjeçar, Ylli Ademi, 24-vjeçar dhe Sheremet Ademi.

Pellini

Për shkak të rezistencës, njësia policore është detyruar të përdorë sprej “OC” për neutralizimin e të dyshuarve.

Gjatë ndërhyrjes, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri prej tyre është dërguar për trajtim special në QKUK.

Pas arrestimit të tre të dyshuarve, janë konfiskuar: një armë e gjatë, një armë gjahu, një armë ajrore, një hark me shigjeta dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Viktima femër ka marrë trajtim në QKUK kurse është strehuar tek familja e saj bashkë me dy fëmijët e mitur.

Tre të dyshuarit janë në ndalim për 48 orë, kurse mbi ta është inicuar rasti për tri vepra penale: Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Lëndim i lehtë trupor, Mbajtje, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i mjetit të rrezikshëm.

Hetimet vazhdojnë./Mitropol/

Weelnes