Active 2
KOSOVËLAJME

Për herë të parë në 25 vite, Kosova s’do të prodhojë energji elektrike të shtunën

Kompania KESCO sot ka njoftuar se KEK-u po përballet me mungesë të theksuar të prodhimit të energjisë elektrike dhe që orëve në vijim, energjia elektrike do të varet krejtësisht nga importi. Kjo është një situatë e paparë në 25 vitët e fundit në Kosovë, shkruan Mitropol.

Ekspertë të fushës që kanë punuar me dekata në KEK – që i citon Infokus – “kanë pohuar se një situatë e tillë nuk e mbajnë mend të ketë ndodhur ndonjëherë, të paktën jo në këto 25 vitet e pasluftës.

Active

“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit”, ka njoftuar kjo kompani.

Që zero do të jetë prodhimi i energjisë elektrike të shtunën në Kosovë, e ka kuptuar Nacionale përmes burimeve të saj, ndërsa mediumi Infokus thotë se “Korporata tashmë i ka njoftuar akterët e tjerë në këtë sektor se për ditën e shtunë, do të jetë zero prodhimi i energjisë elektrike nga blloqet e termocentraleve të KEK-ut”.

Weelnes