Premium Store
KOSOVËLAJME

Do të paraqitet para ligjit, Arsenijeviq: Sveçla me deklaratat e tij po i shton më shumë benzinë zjarrit

Politikani serb Aleksandër Arsenijeviq, deklaroi sot se është gati të merret në pyetje nga Prokuroria ose Policia e Kosovës, në praninë e avokatit të tij në formën online, shkruan Mitropol.

Ai shtoi, përcjell Demos, se ministri Sveçla, me deklaratën e tij, po i shton më shumë benzinë zjarrit.

Weelnes

Ministri Xhelal Sveçla deklaroi ditë më parë se Arsenijeviq duhet të dorëzohet e të përgjigjet para ligjit.

Ndryshe, Policia e Kosovës është në kërkim të tij, nën dyshimin për armatimin e gjetur në pronën e tij në Zveçan./Mitropol/

Koha