
Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Broboniq, shkruan Mitropol.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
Lajmi e ka konfirmuar për “Mitropol” Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona.”, ka thënë Zahiti për “Mitropol”.







