Aurora Group
02KOSOVËLAJME

NATO për Banjskën: Presim nga Serbia llogaridhënie për ngjarjet e vitit 2023

Në Hagë të Holandës u mbajt Samiti i NATO-s i cili grumbulloi 32 shtete anëtare të martën dhe të mërkurën.

Në një intervistë ekskluzive për “Mitropol, Zëvendëssekretarja gjenerale e NATO-s, Radmila Shekerinska ka folur për tensionet e përsëritura në veri të Kosovës, përfshirë edhe Banjskën.

Medi

Shekerinska tha se në komunikimet e vazhdueshme me përfaqësuesit serbë, kanë kërkuar llogaridhënie për ngjarjet e vitit 2023.

“E para, sepse dhuna mund të përhapet në rajonin tonë – dhe këtë e dimë nga historia. Dhe e dyta, sepse KFOR-i është një mision i rëndësishëm për ne – një nga misionet më të gjata të NATO-s – dhe aleatët duan të sigurohen që trupat e tyre, qytetarët e tyre, të jenë të sigurt. Pra, mbi këto dy baza, ne presim llogaridhënie dhe u bëjmë thirrje të gjithëve për të dhënë llogari për ngjarjet e vitit 2023.”, u shpreh Shekerinska.

Gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku ka qenë i vetmi gazetar i akredituar nga mediet shqipe nga Kosova i cili ka mbuluar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ngjarjen që konsiderohet si ngjarja kryesore e sigurisë në botë./Mitropol/

Active 1