Premium Store
02KOSOVËLAJME

“S’ka qytet në Kosovë që monitorohet me kamera si Mitrovica, i ka vendosur Serbia”

Haliti tha se këto kamera në Mitrovicë i ka vendosur Serbia dhe janë sistem kinez që nuk mund të përgjohen.

“S’ka qytet që është i monitoruar me kamera siç është Mitrovica. Dhe kush i ka vendos kamerat? Serbia. Është sistem kinez special që të mos mund të futemi në sistem të përgjimit ne nga këndej. Është dobësi e shtetit që nuk i ka vendosur kamerat e veta, qysh nuk i ka vendos në shumicën e qyteteve të Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Medi

Sipas tij, zyra për Kosovën në veri është komanda dhe komandanti është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Zyra për Kosovën që është në veri, është komanda. Komandati është Vuçiqi dhe këta janë nën komandën e dyfishtë”, ka thënë Haliti.

Premium Store