Medi
02LAJME

Therje me thikë në Mitrovicë – arratiset i dyshuari pas sulmit

 

Të enjten pasdite një ngjarje e rëndë ka tronditur Mitrovicën e Jugut, pasi një person është therrur me thikë në rrethana të paqarta, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Raportohet se inicialet e viktimës i cili është sulmuar në rrugën  “Mbretëresha Teutë” janë L.D, kurse i dyshuari raportohet të jetë L.A, që momentalisht ndodhet në arrati.

Si pasojë e therrjes, viktima ka pësuar një plagë të thellë në dorën e majtë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ku edhe ka marrë trajtimin mjekësor të duhur.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krimteknika për të bërë ekzaminimin e plotë të skenës së krimit. Deri më tani nuk dihet motivi i incidentit.

Prokurori kujdestar është vënë në dijeni dhe ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërkohë që njësitet policore po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Active