Ndahen 300 bursa për studentët mitrovicas, Nënkryetari Tahiri: Kjo përkrahje do të vazhdojë me përkushtim edhe më të madh

Sot është mbajtur ceremonia zyrtare e shpërndarjes së bursave për studentët mitrovicas, e me këtë rast Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri tha se Komuna e Mitrovicës ka qëndruar pranë të rinjve, në çdo hap dhe në çdo fushë ku ata angazhohen, shkruan Mitropol.
Këtë vit Komuna e Mitrovicës ka ndarë bursa për 300 studentë, e Nënkryetari Tahiri tha se përkrahja do të vazhdojë me përkushtim edhe më të madh.
Postimi i plotë:
300 bursa për studentët e shkëlqyer të Mitrovicës!
Nga 50 studentë në fillim të mandatit, sot kemi arritur në 300 përfitues të bursave komunale – një investim konkret në dijen dhe të ardhmen e qytetit tonë.
Gjatë mandatit tonë, Komuna e Mitrovicës ka qëndruar pranë të rinjve, në çdo hap dhe në çdo fushë ku ata angazhohen. Kjo përkrahje do të vazhdojë me përkushtim edhe më të madh.
Të rinjtë janë shpirti i Mitrovicës dhe me energjinë, dijen dhe përkushtimin e tyre, ata do ta çojnë qytetin tonë drejt një të ardhmeje më të ndritur.








