
Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit me liderët e partive parlamentare.
Në takimin e thirrur për zgjedhjet në veri, ajo ka konfirmuar që këto zgjedhje janë shtyrë për një datë tjetër.
“Kishim dakordim të plotë për muajin prill të vitit 2023. Dua poashtu ta potencoj një gjë që të rëndësishme që të gjithë përfaqësuesit e partive politike treguan përgjegjshmërui atë që është më e shenjta, e që është jeta e qytetarëve tanë e që duhet të sigurohet e mbrohet. Përkundër faktit që Policia ka kapacitete të nevojshme, bandat kanë frikësuar qytetarët tanë që ata të mos ndihen të lirë. Pjesëmarrja do të ishte tejet e ulët nga frika e tensioneve dhe sulmeve. Kjo ka rezultuar me tërheqje nga lista të disa personave. Do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtarë apo vendorë. Në mënyrë që të sigurojmë vëzhgim vendor e ndërkombëtarë, siguri, e kohë për institucionet e sigurisë për rend dhe ligj, shtyrja është e nevojshme. Dhe do të kemi organizim të zgjedhjeve, që zgjedhjet të jenë të lira.” – shkroi ajo.
“Dua poashtu të potencoj që në një vendim të Gjykatës Kushtetuese 2020 është potencuar që caktimi i datës nëpërmjet shtyrjes, përderisa nuk caktohet për afat të pacaktuar, nuk rezulton në shkelje të të drejtave zgjedhore të qytetarëve, apo shkeljen e të drejtave të tjera. Kemi një rregullim nga Gjykata Kushtetuese. I gjithë ky proces është në përputhje të plotë me kriteret e Komisionit të Venecias.” – vazhdoi ajo./Nacionale/








