Nënkryetari Tahiri zhvillon ndeshje me veteranët e futbollit: Kënaqësi e veçantë të isha në mesin e yjeve mitrovicase të futbollit

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore në futboll mes veteranët e futbollit mitrovicas, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se edhe pse tashmë nuk janë futbollistë aktivë, energjia dhe klasi i tyre janë të pazëvendësueshëm.
“Për mua ishte kënaqësi e veçantë të isha në mesin e yjeve mitrovicase të futbollit.”, u shpreh Tahiri.








