Medi
02LAJME

LDK Vushtrri për ndërtimin pa leje në Stanoc: Ligji nuk vlen për të afërmit e kryetarit Idrizi?

 

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Vushtrri ka reaguar ashpër ndaj një ndërtimi pa leje në Stanoc të Epërm, përgjatë magjistrales Prishtinë–Vushtrri, që sipas tyre është në pronësi të Fehmi Shalës, vëllait të gruas së kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përcjell Mitropol.

Active

Sipas banorëve lokalë, objekti i ndërtuar nuk posedon leje ndërtimore, ndërkohë që ndërtimi po vazhdon pa ndërhyrje nga organet komunale.

LDK ngre pyetje publike për kryetarin Idrizi:

Pse i lejohet mikut dhe familjarit tuaj të ndërtojë pa leje, ndërsa qytetarët e zakonshëm gjobiten dhe ndalohen për çdo shkelje të vogël ndërtimore?

Në reagim poashtu theksohet se ligji duhet të zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë, pa favorizime.

“Zbatimi i ligjit nuk duhet të ketë dy standarde. Përgjegjësia për rend dhe ligj është detyrë publike, jo privilegj personal.”, thuhet në reagim.

Koha