Medi
KOSOVËLAJME

E goditi me veturë 38-vjeçarin në Mitrovicë, të dyshuarit iu caktua arresti shtëpiak

Të enjten është raportuar për një vrasje në tentativë në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka goditur me veturë një 38-vjeçar. I dyshuari ishte arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 27-vjeçar, ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Aurora Group

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme i dyshuari ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjykata ia ka caktuar atij masën e arrestit shtëpiak.

Ndaj tij rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Pellini