Medi
02LAJME

E konfirmon policia, një person hodhi shishe me lëndë djegëse tek marketi QTA

Mëngjesin e sotëm marketi “QTA” pranë stacionit të autobusëve në Mitrovicë ka qenë cak i sulmit, shkruan Mitropol.

Lajmi është konfirmuar për Mitropol nga Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Pellini

“Sot rreth orës – 06:45 është raportuar se në rrugën  “Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë, një person i dyshuar ka hedhur një shishe me lëndë- ndezëse”, tha Zahiti për Mitropol.

Rasti është inciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” teksa hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur.

Koha