
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Veriore pritet të filloj pas pak.
Për seancën ka folur për “Mitropol”, Skender Sadiku.
Sadiku ka konfirmuar për “Mitropol” mbledhjen e cila do të filloj në orën 13:00.
“Jam asamblisti me i vjetër dhe ligji me obligon me thirr është mbledhje e rregullt e cila do të vazhdoj e rregullt”, tha ai.
Mbledhja është thirrur për t’i zëvendësuar asamblistët e dorëhequr të Listës Serbe.

Që nga 6 nëntori, kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje para kuvendeve përkatëse. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe./Mitropol/







