Medi
02LAJME

Policia e Kosovës nis planin operativ “Siguria në shkolla” në Mitrovicë

 

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2025/26, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka filluar zbatimin e planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili synon garantimin e sigurisë për nxënësit në hapësirat shkollore dhe zonat përreth tyre.

Active

Në fazën fillestare, Njësia e Trafikut Rajonal ka vendosur në prioritet disa shkolla fillore që kanë dalje të drejtpërdrejtë në rrugët nacionale dhe rajonale. Policia do të shtojë masat e sigurisë sidomos gjatë orareve të hyrjes dhe daljes së nxënësve të klasave të para, të cilët për herë të parë janë pjesë e trafikut rrugor.

Përveç njësive të trafikut, edhe stacionet policore do të angazhojnë zyrtarë policorë, përfshirë ata në rroba civile, në shkolla fillore dhe të mesme. Ky plan do të realizohet në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit dhe drejtorët e shkollave.

Koha