Premium Store
02LAJME

Armë, municion dhe pajisje policore të djegura gjenden në një fushë në Vushtrri

Një rast shqetësues është zbuluar sot paradite në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, ku pas një shpërthimi dhe një zjarri janë gjetur pjesë armësh, municion dhe pajisje të tjera të dyshimta.

Raportohet se rasti është raportuar nga qytetari I. H. i cili kishte njoftuar Policinë për një detonim rreth orës 10:10. Patrulla policore që ka dalë në vendin e ngjarjes ka vërejtur zjarr në një fushë-kodrinë, të cilin më pas e kanë lokalizuar zjarrfikësit.

Dukato 1

Gjatë kontrollit të terrenit, policia ka hasur një gropë me pjesë të ndryshme armësh, municion, karikatorë për armë të gjata dhe të shkurtra, disa kallëfa dhe një shufër metalike me mbishkrimin “Police”, të gjitha të djegura.

Për rastin janë njoftuar njësitë përkatëse, përfshirë Hetimet Rajonale, njësinë e deminimit dhe njësinë K-9 të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës dhe municionit”.

Weelnes