
Kandidati për Kryetar Komune nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka takuar fëmijët e shoqatës “Down Syndrome Kosova – Mitrovicë”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se nga takimi me ta ai gjeti shumë forcë, sinqeritet, buzëqeshje e përqafime.
“Është përgjegjësi institucionale dhe obligim moral i secilit prej nesh, që të përfshihemi dhe të marrim më shumë rol në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Mitrovica kujdeset për qytetarët e saj. Mitrovica nuk e lë askënd pas. #PDK191”, u shpreh tutje ai.








