Premium Store
02KOSOVËLAJME

Jo veç KFOR-i, edhe Policia e Kosovës ruan kufirin në Jarinjë

Policia e Kosovës ka qenë prezente sot sikur çdo herë tjetër në pikën kufitare në Jarinjë.

Premium Store

Veç Policisë së Kosovës aty sot ndodheshin edhe forca të shtuara të KFOR-it amerikan, shkruan “Mitropol”.

Kjo prezencë e madhe e KFOR-it erdhi pas paralajmërimeve për protestë nga grupet ultranacionaliste serbe pro-ruse.

Protesta eskaloi për një moment kur disa nga protestuesit e thyen kordonin e ndërtuar nga Policia e Serbisë, deri sa ndërhyu njësia speciale.

Nga ana jugore e kufirit shihen forca nga Policia e Kosovës./Mitropol/

Active 1