Premium Store
KOSOVËLAJME

Prokuroria dorëzon aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzën ndaj saj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.

Hajdari ka bërë të ditur se do të prononcohet më gjerësisht pasi të ketë pranuar dokumentin e plotë të aktakuzës.

Premium Store

Ajo është shprehur krenare për punën e saj gjatë periudhës së sigurimit të rezervave shtetërore në muajt shkurt dhe mars të vitit 2022, të cilën e ka cilësuar si një kohë të vështirë për vendin.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, ka shkruar Hajdari.

Dukato 1