
Gjatë ditës së djeshme dy minatorë të kombinatit “Trepça” janë lënduar gjatë procesit të punës në horizontin e dhjetë, pasi një gomë e makinerisë ka shpërthyer.
Lajmi është konfirmuar për “Mitropol” nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
Berisha tha se dy minatorët kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë trajtuar në Repartin e Oftamologjisë.
“Po, janë pranuar 2 pacientë me lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit në Repartin e Oftamologjisë janë liruar në shtëpi”, tha Berisha për “Mitropol”.






