Premium Store
02KOSOVËSHNETA

Doktori mitrovicas Basri Sejdiu, mjeku që i ‘kthjelli’ spitalet e shëndetësinë kosovare

Basri Sejdiu është emri i profesionistit shëndetësor të lindur në qytetin e Mitrovicës.

Ai lindi më 20 korrik 1962 dhe pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, në vitin 1982 studimet i vazhdoj në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, shkruan “Mitropol”.

Premium Store

Kardiologu Sejdiu ka shërbyer në shumë pozita publike në sektorin e shëndetësisë, deri kur në mars të 2018, me konkurs u zgjodh drejtor në SHSKUK.l, shkruan “Mitropol”.

Performanca e mirë e tij ndikoi që organizimi brenda spitaleve të rregullohej në masë të madhe, gjë që eliminoi radhët e gjata të pacientëve që prisnin për stenda e për shërbime tjera, e që tashmë ishin rutinë e spitaleve kosovare.

Sejdiu veç si një kardiolog i zoti, njihet edhe si njeri human, duke trajtuar shumë pacientë në nevojë pa pagesë, për shkak të kushteve financiare.

Dr. Basri Sejdiu është emri që u shkrua me shkronja të arta në historinë e shëndetësisë mitrovicase e kosovare./Mitropol/

Premium Store