Drejtori mjekësor konfirmon lajmin ekskluziv të “Mitropol”: Gjendja e pacientes është stabile

Orët e mbrëmjes së sontme për pak sa nuk ishin të fundat për një grua nga Mitrovica, njoftoi eksluzivisht “Mitropol”.
Ajo u gjet pak para se të mbytej në ujë tek ura e re për vetura mbi lumin Ibër.
Mitropol” mëson se bëhet fjalë për një grua të moshës 50 vjeçare me inicialet F.R.
Mitrovicasja u gjet pa vetëdije, por u rikthye në jetë falë intervenimit të ekipit të QKMF-së së Mitrovicës dhe Policisë.
50 vjeçarja u nxorr nga uji dhe u dërgua me auto-ambulancë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas arsyetimit, e njejta siç mëson ekskluzivisht “Mitropol” ka deklaruar se ka rënë në ujë pasi i ka rrëshqitur këmba.
Rasti për gjendjen e saj u konfirmua nga Drejtori i Spitalit, Gëzim Berisha për “Mitropol”.
“Gjendja e saj është stabile. Është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.








