
Screenshot
Mbrëmjen e sontme rreth orës 19:30 një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “UÇK” tek rrethi në afërsi të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Zahiti tha se i plagosuri i moshës madhore është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, teksa lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
Për gjendjen e të plagosurit ka folur për “Mitropol”, Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu.
Fazliu tha se 25 vjeçari i cili është plagosur në këmbë, po trajtohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.






